Gazeta LAZERATI eshte organ i Shoqates Lazerati,gazet kulturalo-atdhetareLazarati eshte nga fshatrat me te medhenj ne Shqiperi,rreth 4000 banor,fshat etnikisht i paster shqiptar,eshte pjese e laberise .Gjuha zakonet ritet krenaria njelloj me ato te pjeseve te tjera te Laberise ,me disa karakteristika te veçanta .Dallohet per besen,tolerancen,burrerine,trimerine, dhe atdhetarine .Kjo e fundit inokulohet ne breza qe femij nga prindrit nga kenget e djepit dhe deri ne ato tete reneve.Historikisht vend banim teper i lashte ne gryken e Sopotit ,rindertuar nga Pirro i Epirit,shkaterruar nga Romaket ,pas se cilit u shvendos 500 m me ne veri.Lazarati u godit per te dyten here ne vitin 1733 nga Kapllan Pasha pas te cilit vazhdoj fshati qe eshte sot .Ne goditjen e Kapllan Pashes nje pjese e popullates qe u largua u vendos ne Lefkadhe ku edhe sot ekziston me emrin LAZARATABashk me fshetin u shkateruan dhe 5 kishat katolike.Pas ketij viti popullata qe mbeti u muslimanizua .Perkrahu Ali Pashane i cili beri ne fshat disa ndertime dhe ujesjellsin.Lazarati ka mar pjese ne gjith luftrat per liri dhe mbrojtje te atdheut qe nga lufta e lekursit,lufta per mbrojtjen e Janines ku ju vrane 9 veta, kishte perfaqesuesit e vete ne ngritjen e Flamurit ne Vlore,mori pjese ne luften e Vlores me forca te3 shumta ,,perfaqesuesi Lazaratit -Ago Rkip Rabi ka firmosur kerkesen e drejtuar presidenti Willson per te mbrojtur Shqiperine ne lidhjen e kombeve,ne revolucionin e Fan S Nolit u radhiten me te ,ne LNCL mbajti qendrim nacionalist megjithate pati edhe me nacional clirimtaren shume djem si Muhamet Gjolleshi,Muhedin Krishti ,Bastri Gerveshi etj.Nga qeveria komuniste ne pergjithesi nuk u perkrah por shifej si fshat antikomunist.
Publié par gazeta lazerati à l'adresse 23:57 0 commentaires
Inscription à : Messages (Atom)
5 vjet gazeta LAZERATI
Me 20 shkurt te vitit2004 neper duart e lazaratasve dhe kioskat e gazetashitesve te gjirokastres se bashku me gazetat e tjera kombetare dhe lokale filloi rugen e saj gazeta LAZERATI botim periodik I shoqates atdhetare kulturore Lazerati qe ishte krijuar disa muaj me pare.Kjo ishte nje ngjarje shume e rendesishme per komunitetin e lazaratit . Ata perhere te pare ne historine e tyre shekullore do te kishin gazeten e tyre, ku do te mesonin historine dhe kulturen e fshatit te tyre, si dhe do shprehnin opinionin e tyre per ngjarje te rendesishme te histories se tyre .Pati edhe skeptike qe menduan se kjo gazette ashtu si mjaft te tjera ne vendin tone do te binte nen ndikimin e grupimeve te ndryshme politike per tu perdorur ne interes te tyre.Kryesia e shoqates duke patur parasysh keto ndikime, qe ne numrat e pare te saj perpiloje dhe shpalli ne faqet e saj kodin e gazetes I cili I sherbente qelimit qe I kishte vene vehtes shoqata.Sot pas 5 vjetesh shikojme me kenaqesi qe gazeta e shoqates sone I realizoje dhe vazhdon ti realizoje qellimet qe I kishte vene vehtes. Ne faqet saj kane zene vend ngjarje te historise se fshatit tone ,zakone e vlera te kultures sone ,inndivide qe kane kontribuar per fshatin dhe per kombin .Stafi botues I gazetes ne bashkepunim me kryesine e shoqates dhe intelektualet e fshatit ja ka aritur te mbaje qendrim te ekujlibruar te gazettes duke mos lejuar te cenohet askush, por ne faqet e saj te zene vend vlerat me te mira te ketij komuniteti .Ne faqet e gazettes sone kane gjetur vend edhe mendimet e miqeve dhe dashamiresve te fshatit tone per individe dhe ngjarje qe lidhen me lazaratin .Shume gjera jane evidentuar ne kete gazette ne keto 5 vjet ,jane me qindra faqe ,por ne jemi te ndergjegjshem se ka akoma shume per te bere.Lazarati nuk eshte vetem I madh si numur popullsie (ndoshta fshati me I madh ne shqiperi ) por ai ka nje histori e kulture shume te gjere ,nje jete socale shume dimensionale qe meriton te evidentohet ne faqet e kesaj gazette .Eshte detyre e bijve ,intelektualeve e sidomos te rinjve te fshatit qe ti zbulojne keto vlera dhe ti fiksojne ato ne faqet e kesaj gazette per sot dhe per te ardhmen.Duke falnderuar gjithe bashkepuntoret dhe kontribuesit e kesaj gazette ,le ti urojme suksese edhe me te medha ne 5 vjetorin e saj gazettes sone te dashur Lazerati. Islam Buci
Saturday, April 4, 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment